Ka përfunduar faza e dytë e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ajo e testimit të aftësisë fizike, e cila është kryer në ambientet e Njësisë Speciale RENEA në Yzberisht, Tiranë.
Shtatë kandidatët pjesëmarrës ishin njoftuar më herët për modalitetet e zhvillimit të testit dhe përfunduan të gjithë komponentët përbërës të tij.
Mësohet se testi synonte vlerësimin e forcës fizike dhe rezistencës, numrin maksimal të palosjeve (në një minutë), sprintin 300 metra, (i matur me kohë), numrin maksimal të pompave (pa kufizim kohor), vrapin 2.4 km, (i matur me kohë).
Pas përfundimit të kësaj faze, do të vijohet me fazën e tretë, e cila konsiston në zhvillimin e një eseje me shkrim dhe testit të arsyetimit logjik.
Kandidatët në garën për kreun e BKH:
- Andi Pogaçe
- Artur Beu
- Elton Kërluku
- Gentian Ndoi
- Gentjan Shehaj
- Gledis Nano
- Joni Keta