HomeKronikeVIDEO/Zona më e lakmuar e Tiranës: Pronarët e bizneseve te "Piazza" refuzojnë...

VIDEO/Zona më e lakmuar e Tiranës: Pronarët e bizneseve te “Piazza” refuzojnë të lirojnë lulishten, Policia Bashkiake çon fadromat

Pronarët e bizneseve që ndodhen në një nga zonat më të lakmuara dhe më të preferuara të kryeqytetit, pas Muzeut Kombëtar te “Piazza”, kanë refuzuar të lirojnë hapësirat ku ushtrojnë aktivitetin, një zonën e dedikuar për lulishte.

Ky aksion është në vazhdën e atyre që kanë nisur në të gjithë territorin e vendit, pas një ultimatumi të kryeministrit Edi Rama, që të gjitha bizneset që kanë zënë hapësirat publike, duhet t’i lirojnë ato vullnetarisht ose do të ndërhyjë shteti.

Pronarët e bizneseve te “Piazza” nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët me autoritetet dhe kanë refuzuar lirimin e hapësirave, çka ka detyruar Policinë Bashkiake të Tiranës të dërgojë atje fadromat për prishje dhe ekipet e tjera të Pastrim-Gjelbërimit.

Pronarët e bizneseve në zonën e njohur si “Delijorgji” në kryeqytet ndërkohë, kanë dalë në protestë para ambienteve të tyre dhe janë shprehur se çmontimi i strukturave prej xhami do t’u paralizonte punën sepse vetëm ambientet e jashtme kanë për shërbim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular