HomeAktualitetZyrtari i lartë i DASH-it njofton vizitë në Kosovë, e para e...

Zyrtari i lartë i DASH-it njofton vizitë në Kosovë, e para e një diplomati amerikan në Ballkan pas fitores se Trump

Kjo është vizita e parë e një diplomati amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nga tranzicioni politik në SHBA në janar të vitit 2025.

Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, ka njoftuar nisjen e një vizite zyrtare në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, duke e cilësuar moment kyç për Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në platformën X të mërkurën, ai ka deklaruar se drejt rajonit udhëton pas bisedimeve të frytshme në Dayton dhe Uashington. “Ky është një moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor. Jam i përkushtuar të forcoj lidhjet ekzistuese dhe të ndërtoj ura të reja bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të rajonit”.

I am headed to Bosnia and Herzegovina, Serbia, and Kosovo following productive conversations in Dayton and Washington. It is an important anniversary and pivotal time in the Western Balkans. I look forward to reinforcing ties between the U.S. and countries in the region.

— Senior Bureau Official Brendan Hanrahan (@StateEUR) July 9, 2025

Ndryshe, gjatë një vizite në Uashington të mërkurën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar diplomatin amerikan, i cili është ndihmëssekretar në detyrë, duke riafirmuar përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në.

“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë. Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim”, ka shkruar Osmani.

Kjo është vizita e parë e një diplomati amerikan në Ballkanin Perëndimor që nga ndryshimi i administratës në SHBA në janar 2025, duke shënuar rifillimin e angazhimit amerikan pas një periudhe pa lëvizje të dukshme në këtë drejtim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular