HomeAktualitetDoli nga qelia pak ditë më parë, Ervin Salianji paraqitet te Shërbimi...

Doli nga qelia pak ditë më parë, Ervin Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji është paraqitur mëngjesin e sotëm te Shërbimi i Provës, në kuadër të lirimit të tij me kusht.

Mësohet se Salianji ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij, Ledio Braho.

Salianji u lirua nga qelia më 8 Korrik nga Gjykata e Fierit, e cila pranoi kërkesën e tij për liri me kusht, pasi kreu 9 muaj e gjysmë nga dënimi me burg 1 vit shtatorin e kaluar.

Shërbimi i provës kishte depozituar raport pozitiv për sjelljen e Salianjit, ashtu si edhe më parë Burgu i Fierit.

Më 26 shtator 2024, Gjykata e Apelit e denoi me një vit burg të ish-deputetit demokrat për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.

Me dënimin me 1 vit burg, Ervin Salianji humbi mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular