Ditën e Premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar alternimet e vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore nga orët e meditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 10-16 m/s.
Valëzimi në det do të jetë 2-3 ballë.

