Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhër arreste, mes tyre zyrtarë policie.
Vendimi mësohet se lidhet me operacionin “Ura”. Raportohet se grupi kriminal trafikonte drogë nga Amerika Latine.
Nga 13 urdhër arreste të lëshuara me urdhër të SPAK, në pranga janë vendosur 8 persona, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Raportohet se mes tyre ka edhe zyrtarë policie të akuzuar për ushtrimi ndikim. Një prej tyre është ish-oficeri i policisë Erion Dani, që është shpallur në kërkim.
ErionDani ka ushtruar detyrën edhe e shefit të krimeve në komisariatin 3 në Tiranë, por ka disa kohë qe është larguar nga policia.
Burime bëjnë me dije se janë disa raste te trafikimit të drogës nga 850 deri në 1000 kilogram.
Aksioni ka nisur në orën 5 të mëngjesit, ndërsa urdhrat janë firmosur nga prokurori Adnan Xholi. Goditjae e grupit kriminal ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në SkyEcc