HomeKronikeVijon aktive vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës! Era favorizon...

Vijon aktive vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës! Era favorizon flakët, terreni i thepisur vështirëson operacionin e zjarrfikësve

Situata nga zjarri në Parkun Kombëtarë të Lurës vijon të jetë e vështirë. Era e fortë dhe terreni i thepisur nuk i ka lejuar grupet që janë në terren prej ditësh për izolimin e vatrës së zjarrit e cila vijon të jetë aktive prej disa ditësh.

Sipas informacioneve të marra nga tereni  rezulton se  zjarri është aktiv në një vatër ndihmuar nga era ka marrë përmasa. Ai është zhvilluar në një territor të thepisur me bimësi të rralla, ah, pishë dhe barishte.

Në operacion janë përfshirë, 6 forca të MZSH, 16 forca të ADZM, 5 forca të njësisë administrative Lurë, 12 forca vullnetare, 30 efektiv të Forcave tonë të Armatosura.

Ende nuk ka një përllogaritje të saktë të sipërfaqes së përshkuar nga zjarrit, ndërsa paraprakisht mësohet se janë disa hektar të djegur dhe të përshkuar.

Në terren po punohet me intensitet nga forcat operacionale për ta vënë nën kontroll vatrën e zjarrit por nuk po arrihet për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular