HomeKronikeAksident me vdekje në autostradën “Tiranë-Durrës”! 18-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe...

Aksident me vdekje në autostradën “Tiranë-Durrës”! 18-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Vdes pasagjeri 19-vjeçar, plagoset shoferi dhe një tjetër

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Durrës” në zonën e “Marikaj” pak pas mesnatës, rreth orës 00:40 (12 Korrik).

Raportohet se mjeti tip Audi drejtohej nga 18 vjeçari me iniciale D. D., i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi makinën dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një karburant.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, 19 vjeçari me iniciale E. B..

Ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular