HomeLifestyle“Do të doja shumë të kem fëmijë!”- Nga planet për t’u bërë...

“Do të doja shumë të kem fëmijë!”- Nga planet për t’u bërë nënë te martesa me Callum Turner, rrëfehet Dua Lipa: Jam shumë e emocionuar, vendimi për të plakur bashkë…

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka ndarë publikisht qëndrimet e saj për mëmësinë, duke lënë të kuptohet qartë se partnerin e saj, aktorin Callum Turner, e sheh si babain e ardhshëm të fëmijëve të saj.

Në një intervistë të dhënë për British Vogue, këngëtarja 29-vjeçare foli hapur për planet e saj personale dhe dëshirën për të krijuar një familje me 35-vjeçarin Turner, vetëm pak javë pasi ai i propozoi për martesë.

“Do të doja shumë të kem fëmijë një ditë. Thjesht nuk e di se kur do të jetë momenti i duhur. Si do të përshtatet me punën time, me turnetë… Ka shumë gjëra për të cilat duhet të mendosh,” u shpreh artistja.

Callum Turner dua lipa (15)

Edhe pse e pranoi se ka dashuri të madhe për fëmijët, Lipa theksoi se të bëhesh prind kërkon më shumë sesa dashuri: “Ka shumë më tepër në rritjen e një fëmije sesa thjesht ta duash atë.”

Callum Turner dua lipa (12)

Dua ka konfirmuar zyrtarisht edhe fejesën me aktorin, duke u shprehur tejet e emocionuar për këtë kapitull të ri në jetën e saj.

Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese,” tha këngëtarja. “Vendimi për të plakur bashkë, për të ndarë një jetë dhe për të qenë, nuk e di… miq më të mirë përgjithmonë, është një ndjenjë vërtet e veçantë”, tha ajo.

Callum Turner dua lipa (10)

Sa i përket planeve për martesën, Dua tha se shpreson të përfundojë turneun muzikor, ndërsa Callum të mbyllë angazhimet në xhirime, përpara se të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Edhe pse dasma nuk ka qenë prioritet për të, mes angazhimeve të shumta, ajo pranoi se ka nisur të mendojë për fustanin e saj të bardhë.

Callum Turner dua lipa (14)

“Do të doja të përfundoj turneun, Callum po xhiron, ndaj jemi ende duke shijuar këtë periudhë. Nuk kam qenë ndonjëherë nga ato vajzat që ëndërronin për dasmën apo imagjinonin çfarë nuseje do të ishin. Papritur, jam si: “Hmmm, çfarë do të vishja?’”, tregoi ajo.

Callum Turner dua lipa (7)

Dua dhe Callum u shfaqën ditët e fundit më të dashuruar se kurrë në festivalin BST Hyde Park në Londër, ku u fotografuan duke ecur dorë për dore dhe duke shkëmbyer puthje pas skenës.

Callum Turner dua lipa (19)

Me një veshje të thjeshtë verore, xhins të shkurtër dhe bluzë kaki, Lipa dukej më e lumtur se kurrë pranë Turnerit.

Callum Turner dua lipa (1)

Çifti ruan një profil të ulët në publik, por lidhja e tyre duket se është në një fazë të qëndrueshme dhe me plane serioze për të ardhmen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular