HomeLifestyleMbushi 18 vjeç/Çfarë u pa nga ditëlindja e Yamal: Gjerdan me diamante...

Mbushi 18 vjeç/Çfarë u pa nga ditëlindja e Yamal: Gjerdan me diamante me vlerë 300,000 mijë £, koncert privat dhe darkë me familjarët e ngushtë

Lamine Yamal kërkoi që në ditën e 18 vjetorit të lindjes gjithçka që kishte organizuar të mbetej sekret pasi të gjithë të ftuarve të tij u kishte thënë se celularët nuk lejoheshin gjatë festimeve.

Përjashtim ka bërë babai i tij, i cili ka postuar disa fotografi nga dita e madhe e të birit. Siç dallohet nga fotografitë e shpërndara nga babai i Yamal dita e madhe nisi me një drekë familjare në restorantin “La Culpa”.

Ndërsa për 18-vjeçarin pasditja dhe nata ishin të gjata pasi ai dhe të ftuarit e tij shijuan një koncert të mbajtur në një nga vilat luksoze të qytetit të Barcelonës. Dhurata më e shtrenjtë mendohet të jetë gjerdani i zbukuruar me diamantë. Reperi domenikan, El Alfa, i dhuroi varësen prej 300.000 paundësh. Për Yamal dhuratë e veçantë ishte edhe ajo që i bëri artisti i grafitëve, “TVBoy”, i cili vizatoi në një mur të lagjes Gracia të qytetit të Barcelonës Lamine Yamal në version Superman me nënshkrimin: “Kur vullneti është i madh, pengesat janë të vogla”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular