HomeEkonomiPlani i qeverisë, arsim modern e gjithëpërfshirës - Kurikulat, afër tregut të...

Plani i qeverisë, arsim modern e gjithëpërfshirës – Kurikulat, afër tregut të punës dhe më shumë teknologji në shkolla

Në fushën e arsimit, në programin buxhetor afatmesëm 2026-2028, Ministria e Arsimit dhe Sportit do të financojë me prioritet: Rritjen e numrit të fëmijëve që ndjekin arsimin parashkollor. Një ndër objektivat kryesore të këtij programi është rritja e përfshirjes në arsimin parashkollor, me qëllim përgatitjen sa më të mirë të fëmijëve që në fazat e hershme të zhvillimit.

Po ashtu, reduktimi i klasave kolektive në arsimin parauniversitar, veçanërisht në zonat rurale dhe të thella, do të mbështetet financiarisht për të garantuar cilësi mësimore dhe për të mundësuar më shumë mësim individualizues.

Ministria ka parashikuar gjithashtu mbulimin e shpenzimeve të transportit për rreth 35,000 fëmijë dhe nxënës që jetojnë më shumë se 2 kilometra larg shkollës, si dhe për rreth 12,000 mësues që udhëtojnë më shumë se 5 kilometra për të shkuar në vendin e punës. Kjo masë synon të lehtësojë barrën ekonomike për familjet dhe të nxisë një akses më të barabartë në arsim.

Në mbështetje të nxënësve nga shtresat në nevojë, Ministria do të ofrojë bursa financiare apo mbështetje ushqimore për 3,800 deri në 4,000 nxënës me nevoja të veçanta dhe për fëmijët që rrezikojnë të braktisin shkollën. Ky është një hap i rëndësishëm drejt uljes së braktisjes shkollore dhe përfshirjes sociale në arsimin parauniversitar.

Nga ana tjetër, do të vijojë puna për hapjen e filialeve të universiteteve më të mira ndërkombëtare në Shqipëri, si dhe të programeve të studimit të përbashkëta/të dyfishta. Ndërkohë, Ministria e Arsimit do të mbështesë hapjen e programeve në gjuhën angleze në të gjitha universitetet shqiptare.

Referuar dokumentit, në fushën e arsimit do të vijojë zhvillimi i reformave ne arsim, mbështetja e arsimit bazë, të mesëm të lartë, orientimi i kurikulave ndaj nevojave të tregut të punës dhe modernizimi i tyre, zhvillimi profesional i mësuesve nëpërmjet trajnimit, promovimi dhe zgjerimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në edukim. SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular