Ledri Vula, ka komentuar për herë të parë thashethemet për një romancë mes tij dhe Xhensila Myrtezajit, më të cilën është parë shumë i afërt kohët e fundit.
Në një intervistë për “Inspire”, Ledri nuk mohoi zërat për një romancë të re në jetën e tij, pas ndarjes nga blogerja Sara Hoxha, me të cilën ka edhe një vajzë.
I pyetur për raportin e tij me Xhensilën, Ledri tregoi se me këngëtaren është në një skuadër dhe shpesh janë bashkë në koncerte dhe studio muzikore për shkak të bashkëpunimeve që kanë bërë kohët e fundit.
“Ne jemi në një skuadër, po na bie shumë të jemi bashkë në koncerte, studio, dhe po përflitemi shumë për këtë. Jemi në një skuadër, energjia po funksionon mirë”, tha ai.
Më tej, Ledri nguroi të jepte një përgjigje të prerë kur u pyet nëse ishte beqar apo jo, por tha: Unë jam…(qesh)…Beqar i interesuar. Jo jo, mirë jam.
Ai u shpreh se me Xhensilën shkon shumë në skenë dhe pohoi se përveçse si një çift artistik, mund të funksiononin edhe në jetë.
Pyetje: Je single?
Ledri: Unë jam…(qesh)…Beqar i interesuar. Jo jo, mirë jam.
Pyetje: Edhe Xhensila ka thënë para disa kohësh që është single, jeni të dy të rinj..
Ledri: Shkojmë në skenë, rrimë bashkë mirë. Më pëlqen shumë si artiste.
Pyetje: Do funksiononte ky çift artistik edhe në jetë?
Ledri: Po… normal që po. Mendoj se po, nëse dy njerëz duhen, pa marrë përsysh nëse kanë fëmijë, e kaluara, nëse duhen i mund të gjitha.
Pyetje: Çfarë e ke Xhensilën?
Ledri: Jemi në një skuadër, kimia në punë është duke funksionuar shumë mirë, edhe koncertet na kanë ecur shumë mirë, na kanë pritur shumë mirë, është një energji shumë e mirë. Kemi pas një gjuhë të përbashkët, kemi edhe historitë e njëjta, si po e vazhdojmë jetën. Xhensila ka qejf të punoj. Muhabeti na ka shkuar shumë mirë.