HomeKronikeTragjedi në Prilep: V*et nipin dhe djalin e tij 11-vjeçar, më pas...

Tragjedi në Prilep: V*et nipin dhe djalin e tij 11-vjeçar, më pas vetëvritet

Një ngjarje e rende ka tronditur Prilepin gjatë natës. Një burrë, sipas informacioneve të para jozyrtare, ka kryer një akt të rëndë dhune duke vrarë nipin e tij dhe djalin e tij të mitur, vetëm 11 vjeç, përpara se të vetëvritej, përcjell INA.

Sipas burimeve, drama ka nisur që në orët e pasdites rreth orës 15:00, por situata u përshkallëzua në mënyrë tragjike gjatë natës. Rreth mesnatës, në vendngjarje mbërritën njësi speciale të policisë, të cilat tentuan të ndërhyjnë dhe të shpëtojnë pengjet. Autori i armatosur rëndë hapi zjarr ndaj forcave të rendit dhe kërcënoi me eksploziv.

Deri më tani, institucionet nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi motivet apo dinamikën e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular