HomeAktualitetAksioni i IKMT në Theth, Avokatja e Popullit: Qytetarët, ankesa direkte nëse...

Aksioni i IKMT në Theth, Avokatja e Popullit: Qytetarët, ankesa direkte nëse kanë shqetësime 

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka reaguar për zhvillimet në zonën e Thethit, ku po zhvillohet aksioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje. Ballanca u shpreh se, pavarësisht nëse ndërtimet kanë qenë të ligjshme apo jo, situata është e dhimbshme për banorët, të cilëve u janë shembur objektet. “Ajo që ka ndodhur në Theth, pavarësisht të drejtës apo jo që kanë ata qytetarë, nuk do donte askush të ishte në atë situatë. Ne mirëbesojmë se paratë e tyre kanë qenë fryt i punës së tyre dhe është një humbje e pasurisë që dhemb,” deklaroi Ballanca.

Në lidhje me rolin e institucionit që ajo drejton, Avokatja e Popullit theksoi se ky institucion mund të veprojë vetëm në bazë të ankesave të drejtpërdrejta nga qytetarët. “Institucioni i Avokatit të Popullit adresohet me ankesë. Çdokush që ka një shqetësim mund të na kontaktojë me telefon, sms, Facebook, email apo letër zyrtare. Ne nuk mund të veprojmë përmes deklaratave në media,” sqaroi ajo.

Ballanca theksoi gjithashtu se për vite me radhë institucioni ka vënë re një lloj apatie në ndërhyrjet e IKMT-së ndaj ndërtimeve pa leje dhe ka adresuar rekomandime të vazhdueshme për këtë çështje. “Nuk promovojmë ndërtimet pa leje, kjo është e padiskutueshme. Por nuk mund të ketë ndërtime të pakufizuara dhe keqpërdorim të ligjeve si ai i legalizimeve. Territori duhet kontrolluar, por gjithmonë me respektim të drejtave të njeriut,” përfundoi Avokatja e Popullit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular