HomeAktualitetDegradohet ura e Milotit, asnjë masë nga institucionet qendrore, pritet të ketë...

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë nga institucionet qendrore, pritet të ketë fatin e Urës së Zogut

Ura mbi Lumin Mat, në aksin e vjetër rrugor Lezhë–Milot, shumë shpejt pritet të ketë fatin e Urës së Zogut.

Drejtuesit e automjeteve shprehen se mirëmbajtja apo edhe investimet në këtë urë kanë munguar që prej kohës kur është ndërtuar.

“U bënë vite që kjo është copë-copë”, tha një shofer

Këmbët e strukturës së urës kanë dalë në sipërfaqe dhe janë anuar në disa vende, ndërsa hapësirat mes trarëve lidhës janë zgjeruar, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

“Për t’iu shmangur gropës, unë i bie tjetrit, kjo është shumë problematike. Na ka ardhur majë hundës”, tha shoferi.

Që prej ndërtimit të superstradës Lezhë–Laç, ura e vjetër mbi Lumin Mat në qarkun e Lezhës nuk po merr vëmendjen e duhur, pavarësisht se numri i automjeteve që kalojnë aty është i madh.

Autoritetet lokale në Lezhë thonë se, përmes shkresave, ua kanë përcjellë shqetësimin institucioneve qendrore, por deri më tani asnjë masë nuk është ndërmarrë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular