HomeKronikeE RËNDË/Po kulloste bagëtitë, humb jetën papritur 44-vjeçarja, çfarë dyshohet…

E RËNDË/Po kulloste bagëtitë, humb jetën papritur 44-vjeçarja, çfarë dyshohet…

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Pjeshkë, në rrethin e Durrësit, ku një grua 44-vjeçare ka humbur jetën në rrethana që dyshohet të jenë natyrale.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 13 korrik 2025, rreth orës 22:00, ku gruaja është dërguar pa shenja jete në spitalin e Shijakut.

Sipas familjarëve, ajo është gjetur pranë banesës, në zonën ku po kulloste bagëtitë.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 13.07.2025, në orën 22:00, në spitalin e Shijakut, është dërguar pa shenja jete shtetasja M. Ll., 44 vjeçe, banuese në fshatin Pjeshkë, Durrës, e cila është gjetur pa shenja jete, nga familjarët, afër banesës, ku po kulloste bagëtitë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular