Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një mbledhje për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës drejt BE-së, nga ku foli për disa problematika të qeverisjeve vendore.
Kryeministri njoftoi nevojën e vendosjes së një sistemi të ri për trajtimin e mbetjeve, të shërbimit të shpërndarjes me ujë si edhe të shërbimit të shpërndarjes së naftës.
“Dua të vë theksin të çështja e shërbimit me ujë, duhet të krijojmë operatorin e shpërndarjes së ujit njësoj si operator i shpërndarjes se energjisë elektrike..na duhet një koorporatë e re që të adresojë problemin e investimeve, e të gjitha marrëdhënieve me donatorë me institucionet financiare në të gjithë Shqipërinë që janë lesh e li dhe të adresojë problemin e fragmentarizmit të burimeve dhe menaxhimit që pas 30 e kusur vitesh është e kot të presim rezultate të dëshiruara. Përmirësimet janë të dukshme por të pamjaftueshme…qoftë për ujin dhe trajtimin e mbetjeve do duhet të kalojmë në nivel kombëtar dhe të krijojmë sinergji me koorporata ndërkombëtare të nivelit më të lartë në një fazë të caktuar”, u shpreh kryeministri.
Edi Rama: Kemi lene nje tjetër detyrë për të adresuar disa problematika në Bashkinë e Tiranës që lidhen me administrimin e një qyteti që rritet përditë, pastrimi, hapësirat publike, furnizimi me ujë dhe me radhë të gjitha shërbimet e tjera. Për këtë arsye kemi ngritur grupet e punës për të ndihmuar bashkinë me një reformë të brendshme organizative.
Dua të vë theksin të çështja e shërbimit me ujë, duhet të krijojmë operatorin e shpërndarjes së ujit njësoj si operator i shpërndarjes se energjisë elektrike..na duhet një koorporatë e re që të adresojë problemin e investimeve, e të gjitha marrëdhënieve me donatorë me institucionet financiare në të gjithë Shqipërinë që janë lesh e li dhe të adresojë problemin e fragmentarizmit të burimeve dhe menaxhimit që pas 30 e kusur vitesh është e kot të presim rezultate të dëshiruara. Përmirësimet janë të dukshme por të pamjaftueshme…qoftë për ujin dhe trajtimin e mbetjeve do duhet të kalojmë në nivel kombëtar dhe të krijojmë sinergji me koorporata ndërkombëtare të nivelit më të lartë në një fazë të caktuar.
Kjo do na ndihmojë qoftë te shërbimi i furnizimit me ujë, qoftë investimet dhe patjetër transparencës në të gjitha këto procese ku ka shumë faktorë. Te sistemi i mbetjeve kemi një hartë që sot është shumë më ndryshe nga se ishte, por që duhet të konsolidohet dhe të bëhet një sistem i trajtimit të mbetjeve në nivel kombëtar.
Po punojmë me ministrinë e shëndetësisë për furnizimin e gjithë sistemit publik dhe privat me barna me shtetin si palë. Ka ardhur koha të kalojmë në një rol të ri të shtetit.
Po punojmë intensivisht për një sistem të ri të furnizimit të naftës, domosdoshmëri dhe mundësi për të kaluar edhe te furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizimin e kontratave dhe furnizimin me naftë. Që mendojmë se do të sjellë një kontroll më të madh në çmimin dhe qarkullimin e naftës.
një rol të ri të shtetit në ekonomi, duke u bërë palë aktive.”
“Shteti palë edhe në furnizimin me barna”, Rama paralajmëron: Kontrolle të rrepta sa i përket sigurisë ushqimore. Qumështi dhe bulmeti pa faturë…
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se shteti do të marrë një rol të ri dhe më aktiv në ekonominë kombëtare, duke nisur me sistemin e furnizimit me barna, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.
“Gjithë sistemi i furnizimit me barna do të pësojë ndryshim, me shtetin si palë dhe protagonist,” deklaroi Rama gjatë një komunikimi publik. “Ka ardhur koha që të kalojmë në
Në fokus të veçantë është vënë edhe siguria ushqimore. Sipas Kryeministrit, inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) po i nënshtrohen testimeve me gojë dhe me shkrim, si dhe po hapet mundësia për përfshirjen e individëve të rinj në këtë agjenci.
“Ky është vetëm hapi i parë,” tha Rama, duke njoftuar se ka nisur një aksion për konfiskimin e qumështit dhe produkteve të bulmetit që tregtohen pa faturë dhe pa garanci sigurie, një shqetësim i madh sidomos në kushtet e temperaturave të larta të verës.
Edi Rama: Pritet të kemi ndryshim edhe në furnizimin e të gjithë sistemit, qoftë atij publik dhe privat me barna, me shtetin si palë dhe protagonist. Koha që të kalojmë në një rol të ri të shtetit në ekonomi. Duke u bërë palë. Kemi ndryshuar edhe të gjithë qasjen ndaj pronës në tërësi prej kohës tashmë.
Sa i përket sigurisë ushqimore, inspektorët e AKU përballen me provim me gojë dhe shkrim dhe hapjen e mundësisë të të tjerëve për tu përfshirë në agjenci. Ky është vetëm hapi i parë. Ka nisur aksoni për konfiskimin e qumështin dhe bulmetit pa faturë, pra pa siguri ushqimore aq më tepër në këto temperatura të larta
Ky është vetëm fillimi i një kontrolli shumë më këtë rreptë të sigurisë ushqimore.