HomePolitikeLETRA/Shkuan në takimin me Ramën, kryebashkiakët e PD iu ankohen të huajve:...

LETRA/Shkuan në takimin me Ramën, kryebashkiakët e PD iu ankohen të huajve: Kryeministri na ndërhyn, po uzurpon pushtetin

Edhe pse iu përgjigjën pozitivisht dhe ishin të pranishëm në mbledhjen 7-orëshe të kryeministrit Rama të premten në Durrës, kryebashkiakët e Partisë Demokratike i shikojnë lëvizjet e fundit të Ramës si ndërhyrje në autonominë e pushtetit vendor. 

Në një letër dërguar organeve të Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian dhe ambasadave të huaja në vend, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë, ku bëjnë pjesë vetëm bashkitë opozitare, shkruan se Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet. 

Në reagim thuhet se Kryeministri: ‘I paaftë t’u japë zgjidhje problemeve të shkaktuara prej atij vetë, po paraqet si përgjegjës të situatës së mjerë pushtetarët vendor”. 

Kryebashkiakët e djathtë thonë se “Kryeministri shqiptar ka uzurpuar pronat, kompetencat dhe përgjegjësitë e faktorëve vendorë, duke ka çuar në kolaps administrimin ekonomik, social dhe kulturor të rajoneve dhe interesave të vendit”. 

Në përfundim të raporti urgjent, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë kërkon ndërhyrjen e tyre të menjëhershme për t’i thënë ndal sipas tyre këtyre sjelljeve që bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë por edhe me Kartën  Evropiane të Autonomisë Lokale.

LETRA E PLOTË: 

Raporti urgjent i të Zgjedhurve Vendorë për Institucionet e Demokracisë Evropiane paraqet reagimin e tyre institucional përkundrejt përshkallëzimit të presionit, shantazheve dhe thirrjeve antikushtetuese e kundër Kartës europiane të autonomisë lokale të Kryeministrit Rama ndaj bashkive të Shqipërisë!

Të indinjuar nga sjellja despotike, mungesa e kulturës shtetërore devijimi decentralizimit dhe arroganca e pajustifikuar, të zgjedhurit vendorë demokrat i janë drejtuar Kongresit të Autoriteteve Vendorë të Këshillit të Evropës për të demaskuar autokracinë dhe uzurpimin e gjithë pushteteve nga Edi Rama!

Me një analizë profesioniste, realiste dhe të kulturuar ata i shpjegojnë institucioneve zyrtare të KE, se politika dhe flamuri pseudoeuropian i zgjedhjeve të 11 Majit ishte mashtrimi radhës i Edi Ramës edhe në qeverisjen lokale!

Në këtë raport bashkiakët demokrat argumentojnë me fakte e shembuj konkret se veprimet dhe praktikat ligjore të Kryeminstrit po bien ndesh me Ligjet e vendit, Kushtetutën, por edhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore, e cila duhet të ishte destinacioni vërtet i aspiratës së vendorëve shqiptarë!

Në këto ditë të nxehta Kryeministri Rama po spekulon me hallet dhe vëmendjen e qytetarëve shqiptarë!

I paaftë tu japë zgjidhje proplemeve të shkaktuara prej atij vetë,  ai po paraqet si përgjegjës të situatës së mjerë pushtetarët vendorë! ( numrin e të cilëve për nevojë elektorale vetë e ka dyfishuar dhe kompetencat e burimet financiare ja ka zeruar)

Tashmë të gjithë e dinë se qeveria shqiptare ka dështuar në tre shërbimet kryesore publike ndaj qytetarëve të vet dhe kërkesave të kohës:

– Në shërbimin e ujësjellës-kanalizimeve!

– Në mbledhjen dhe përpunimin e mbeturinave dhe mbetjeve urbane.

– Në trajtimin dhe përpunimin teknologjik të ujërave të zeza dhe atyre të ndotur!

Tre kompetenca këto që Kryeministri ja ka rrëmbyer pushtetit vendor!

Çdo ultimatum, ndërhyrje arbitrare dhe shkelje e mandatit të të zgjedhurve vendorë apo kompetencave të bashkive është sinjal i krizës dhe dështimit të qeverisë së tij!

I pa aftë të kryejë detyrat e veta që i cakton legjislacioni shqiptar, ai ka kohë që po rrëmben kompetencat, asetet dhe pëgjegjësitë e qeverisë vendore!

Ndërkohë i pamundur të japë zgjidhje për situatat katastrofale në shërbimin publike ndaj qytetarëve, ai kërkon të hedhë në det të zgjedhurit vendorë nga varka e halleve të tij që po i mbytet!

Raporti urgjent i të zgjedhurve vendorë për autoritetet europianë kërkon ndërhyrjen e tyre të menjëhershme për ti thënë ndal uzurpimit të kompetencave  të tyre prej Edi Ramës, si dhe rikthimin e demokracisë vendore, decentralizimit dhe vetëqeverisjes lokale në Shqipëri!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular