HomeKronikeMeriton dhe Rinor Mjekiqi në kërkim nga Policia e Kosovës! Ja për...

Meriton dhe Rinor Mjekiqi në kërkim nga Policia e Kosovës! Ja për çfarë dyshohen dy vëllezërit

Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, është bërë objekt hetimi nga Policia e Kosovës, pas dyshimeve për përfshirje në një incident të dhunshëm që ka ndodhur ditë më parë.

Bashkë me të dyshohet se është i përfshirë edhe vëllai i tij, Rinor Mjekiqi, i cili sipas burimeve të afërta me hetimin, ka qenë prezent në ngjarje dhe ka marrë pjesë aktive në përleshjen fizike, shkruan “Klan Kosova”.

Ngjarja, e ndodhur në rrethana ende të paqarta për publikun, ka rezultuar me lëndime të rënda trupore për një 29-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në një nga spitalet e Prishtinës.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Kosovës, janë ndërmarrë masa të menjëhershme për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve. Një bastisje është kryer në banesën e tyre në Obiliq, por as Meriton Mjekiqi dhe as vëllai i tij nuk janë gjetur në vendbanim.

Të dy personat aktualisht janë në kërkim, ndërsa ndaj tyre po zhvillohen hetime për veprën penale të “lëndimit të rëndë trupor”, e cila, sipas legjislacionit penal në fuqi, parashikon ndëshkime të ashpra.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Meriton Mjekiqi nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike për rastin, as përmes rrjeteve sociale, ku është shumë aktiv, dhe as përmes ndonjë përfaqësuesi ligjor.

Sipas “Monitor TV”, Hetimet e Policisë së Kosovës janë në vijim e sipër dhe pritet që Prokuroria kompetente të shqyrtojë mundësinë e ngritjes së aktakuzës ndaj të dyshuarve në ditët në vijim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular