HomeKryesoreTakimi i parlamentarëve të angazhuar në marrëdhëniet BE-NATO, Marta Kos vlerëson Shqipërinë:...

Takimi i parlamentarëve të angazhuar në marrëdhëniet BE-NATO, Marta Kos vlerëson Shqipërinë: Mbyll negociatat me BE në 2027, anëtarësimi në 2030

spot_img

Në takimin e përbashkët të parlamentarëve të angazhuar në marrëdhëniet e BE-së me NATO-n, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, vlerësoi shpejtësinë në zbatimin e reformave të integrimit nga Shqipëria dhe Mali i Zi.

“Aktualisht, ne po shohim shumë reforma në zhvillim e sipër në vendet kandidate. Shqipëria dhe Mali i Zi e kanë kuptuar se për to është hapur një dritare mundësie. Ato po ecin shumë shpejt në rrugën e reformave të integrimit evropian. Nëse Mali i Zi ecën me të njëjtën shpejtësi në zbatimin e reformave siç ka bërë deri më tani, ne mund t’i përfundojmë negociatat teknike me këtë vend deri në fund të vitit 2026. Me Shqipërinë, ne mund të arrijmë finishin e negociatave deri në fund të vitit 2027. Në këtë mënyrë, këto dy vende do të jenë në gjendje të bëhen anëtare me të drejta të plota të BE-së brenda mandatit të këtij Komisioni Evropian,” tha komisionerja Kos.

Komisionerja bëri thirrje për forcimin e marrëdhënieve mes dy organizatave, në mënyrë që shtetet kandidate të mund të kenë garancitë e duhura të sigurisë përballë ndërhyrjeve nga Rusia për destabilizimin e tyre

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular