Çelsi është fituesi i edicionit të parë të Botërorit të Klubeve me formatin e ri të FIFA-s, pasi ka mundur në finale jashtë çdo parashikimi me rezultatin e pastër 3-0 pretendentët e PSG-së.
Klubi anglez e ka siguruar fitoren që në pjesën e parë, falë magjive të Kol Palmer i cili dy herë radhazi mposhti Donarumën me gjuajtjet e tij dhe në fund, dha asistin për Zhoao Pedron i cili vulosi shifrat 3-0 që në mbylljen e pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë të lojës PSG-ja u mundua të ndryshonte fatin e sfidës, por pa shumë sukses, teksa ishte Çelsi që gjithsesi krijoi rastet më të mira, i ndalur këtë herë nga Donaruma. Në fund, kartoni i kuq i Zhoao Neves i vendosi vulën finales së tmerrshme për ekipin francez që pa Çelsin të festonte këtë trofe historik.
ÇELSI-PSG 3-0
22′, 30′ Palmer, 43′ Zhoao Pedro

Në pjesën e dytë, Chelseat i mjaftoi menaxhimi i rezultatit për të marrë kështu trofeun, ndërsa PSG zhgënjen totalisht, madje mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Neves.