Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Çelsit dhe PSG-së, ku blutë e Londrës triumfuan me rezultatin 3 me 0.
Kjo disfatë nuk u kapërdi dot nga portieri italian i PSG-së, Donaruma dhe trajneri Luis Enrike, të cilët u “tradhtua” nga nervat, teksa goditën sulmuesin Zhoao Pedro të Çelsit, duke e shtrirë në tokë.
Në këtë situatë të tensionuar, u përfshi dhe Hakimi. Pamjet ndërkohë janë duke bërë xhiron e rrjetit, teksa ai që e ka goditur sulmuesin e Çelsit i pari, duket të jetë trajneri Enrike.
SHIKONI PAMJET E SHERRIT: VIDEO