HomePolitikeZgjedhje të parakohshme në Tiranë? Zbardhen qëndrimet e Ramës në mbledhjen me...

Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Zbardhen qëndrimet e Ramës në mbledhjen me dyer të mbyllura

Në 30 minuta mbledhje me dyer të mbyllura me nënkryetarët e bashkisë tiranë, drejtuesit politik të qarqeve, drejtorët e bashkisë Tiranë dhe të gjithë kandidatët e qarkut Tiranë, kryeministri është ndalur shumë shkurt në zgjedhjet e parakohshme në disa bashki të vendit.

Duke cituar burime nga kjo mbledhje, gazetari Muhamed Veliu raporton se Rama është shprehur se:

“Nuk i dihet nëse do kemi zgjedhje të parakohshme në Tiranë tani apo pas dy vitesh”.

Nga mbledhja me dyer të mbyllura, Rama u ka kërkuar drejtuesve politik së bashku me dy deputetë të ngrenë grupe pune për të rifreskuar burimet njerëzore në të gjitha bashkitë e vendit.

“Ky proces për Bashkinë Tiranë do të zhvillohet në një moment tjetër”-citohet të ketë deklaruar Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular