HomeKryesoreTë enjten Kolegji Zgjedhor vendos përfundimisht për 51 MANDATET e Tiranës dhe...

Të enjten Kolegji Zgjedhor vendos përfundimisht për 51 MANDATET e Tiranës dhe Durrësit. Do të diskutohen ankesat e opozitës

Të enjten Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë mbi ankesat e opozitës për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë dhe Durrës. Vendimi do të jetë përfundimtar për 51 mandatet e deputetëve që kanë këto dy zona zgjedhore

Nga zgjedhjet parlamentare ku PS mori 83 mandate dhe PD me vetëm 50 deputetë ende nuk është bërë i mundur certifikimi i rezultatit në Tiranë dhe në Durrës.

Shkak janë bërë kërkesat e opozitës që kërkojnë pavlefshmërinë e rezultatit, ankim që është paraqitur në Kolegjin Zgjedhor pas rinumërimit të kutive në të dy zonat zgjedhore.

Ankimim për Durrësin ka dorëzuar dhe kandidati i koalicioni PD-Shqipëria Madhështore Aulon Kalaja.

Tashmë në gjykatën administrative të apelit është vendosur që tre dosjet të shqyrtohet të enjten. Seanca e parë parashikohet të nisë në orën 10 me Tiranën, e më tej pas 30 minutash me padinë e bërë nga kandidati kalaja. Procesi do të përfundojë me shqyrtimin e fundit në orën 11.

Vendimi që do të merret prej trupës që përbëhet nga 5 anëtarë më tej do t’u përcillet palëve dhe KQZ. Nëse pranohet kërkesa e opozitës atëherë procesi do të duhet të ribëhet.

Ndërsa rrëzimi i padive do të shoqërohet me shpërndarjen e mandateve për deputetët që në seancë do të jenë në shtator.

Deri më tani koalicioni i opozitës i ka humbur të gjitha çështjet sa i përket zgjedhjeve të 11 majit. E po ashtu dhe nga rinumërimi i kutive nuk pati ndryshim të rezultatit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular