HomeSocialeDrama me H2O

Drama me H2O

Nga Lutfi Dervishi
Kemi problem me ujin e pijshëm, se ndonjëherë vjen, ndonjëherë pihet, dhe gjithmonë e  paguan.

Kemi problem me ujërat e zeza, që rrjedhin lirshëm si opinionet në Facebook.

Kemi problem me ujërat amniotike, sepse s’ka kush lind më në këtë vend.

Kemi problem me ujërat e hidrocentraleve private që po i kthejnë  fshatrat në  muze.

Kemi problem me ujërat e shiut, se duke mos rënë aty ku e duam ne shkaktojnë përmbytjeje.

Kemi problem me fjalimet e politikanëve, që kanë më shumë ujë se Bovilla, por nuk pastrojnë asgjë.

Kemi problem me makinat ujehedhese gjatë prosestave

Kemi problem me zjarrfikëset, që kanë çdo gjë, përveç ujit.

Kemi problem edhe me detin Jon,  se nuk dimë ende ku mbaron ujë yne dhe ku fillon uji grek.

Pa ujë nuk ka jetë, por uji  s’po na lë të jetojmë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular