HomeOP EDKryetarja e PD më quan sharlatan?! Doktor lidhi Zegjinetë e tua, se...

Kryetarja e PD më quan sharlatan?! Doktor lidhi Zegjinetë e tua, se boll i kemi ato të Ramës! /nga Klodian Tomori

Nga Klodian Tomori
Dje ‘Kapitali’ publikoi një investigim për rimbursimet fiktive me titull “Koçiut i plas bomba në tregun e ilaceve/Chiesi zbulon skemë gjigande të rimbursimeve fiktive në Shqipëri nga CFO Pharma dhe Bioplus.”

Në mbrëmje reagoi pronari i kompanisë CFO Pharma me një postim në facebook. E pashë reagimin, e mirëkuptova dhe madje edhe e publikova.

Dhe nuk reagova edhe pse në postim kishte disa fjali, që meritonin përgjigje, siç ishin ato që shkrimi ishte sponsorizuar nga një konkurrent apo aludime të tjera. Nuk reagova për dy arsye.

Së pari, zoti Causholli është në të drejtën e tij legjitime të mbrohet dhe të japë versionin e tij.

Së dyti, ‘Kapitali’ nuk e ka luftën me kompani private dhe biznesmene, por e ka me qeverinë. Objekti i investigimit dje ishte qeveria, jo CFO Pharma apo Bioplus, sepse këto janë skema korrupsioni që bëhen nga qeveria ose agjencitë e saj.

Por sot një mik me nisi foton më poshtë. Këtë zonjën që me quan mua ‘sharlatan’ dhe më kërcënon me gjyq unë nuk e njoh, por më thanë që është kryetarja e Partisë Demokratike në njësinë 9. Paralelisht qenka avokate e zotit Causholli.

Tani unë nuk kam asnjë problem më këdo që punon si avokat. Dhe nuk e kam problem fare që zonja të bëjë punën e saj dhe të më thërrasë në gjyq. Por kam problem, Nafijet e zellshme, që marrin guximin dhe më quajnë sharlatan.

Domethënë, kryetarja e opozitës në njësinë 9 më quan mua sharlatan dhe më kërcënon me gjyq sepse denoncova nje skemë korrupsioni të qeverisë, që vjedh edhe sëmundjen.

Kohë çudirash janë këto. Ne investigojmë qeverinë dhe na shantazhon opozita pse denoncojmë vjedhjet e qeverisë. Hajde gjeje ça emri t’i vesh kësaj pune?

Ka dhe më. Gazeta e PD-së doli e para me shkrim të madh sot si kundërpërgjigje për investigimin. Por nuk po merrem me RD-në se ata mund të kenë arsyet e tyre.

Nuk dua të merrem as me këtë zonjën sepse besoj që një gazetar, që godet opozitën hyn në gjynah.

Ndaj, Doktor!

Që të mos hyj dhe unë në gjynah, lidhi këto ‘Zegjinetë’ e tua se boll kemi Zegjinetë e Ramës.

Doktor lidhi Zegjinetë e tua, se boll i kemi ato të Ramës!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular