Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Astirit, në Tiranë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete nga familjarët.
Sipas burimeve zyrtare, më datë 16 korrik 2025, rreth orës 19:00, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar brenda automjetit të tij shtetasi E. D., 29 vjeç, i pajetë.
Nga këqyrja e parë e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e humbjes së jetës.
Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë dhe janë në pritje të rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar saktësisht se si ka ndodhur ngjarja.