HomePolitikeFillon “ngujimi” i korrikut?/ Si çdo verë Rama mbyllet në vilën qeveritare,...

Fillon “ngujimi” i korrikut?/ Si çdo verë Rama mbyllet në vilën qeveritare, del me kabinetin e ri

Edi Rama u rikthye sërish Vlorë. Helikopteri që po transportonte shefin e qeverisë u pa të ulej në ish-fushën e aviacionit të qytetit bregdetar. Burime thonë se kryeministri u drejtua menjëherë drejt vilave qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë.

Kjo e mërkurë shënon edhe vizitën e tretë të Edi Ramës në Vlorë në pak ditë, por ende është e paqartë arsyeja e kësaj ndalese.

Nëse rikthimi në qytetin bregdetar vjen pas aksionit të ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike, problematikat përgjatë këtij sezoni veror, apo Rama do ta shfrytëzojë qëndrimin në vilën qeveritare për të konceptuar riformatimin e skuadrës Rama 4, që në këtë mandat të ri, mban barrën por edhe privilegjin e 83 mandateve./AbcNews

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular