HomeKryesoreQeveria miraton ligjin e ri për inspektimet: Ristrukturohen 14 institucione, ja lista

Qeveria miraton ligjin e ri për inspektimet: Ristrukturohen 14 institucione, ja lista

Qeveria ka miratuar një vendim për riorganizimin e disa institucioneve shtetërore që ushtrojnë funksione inspektimi. Vendimi parashikon që 14 institucione në juridiksionin e pushtetit qendror do t’i nënshtrohen ristrukturimit për të unifikuar inspektimin.

Ndër institucionet që do të riorganizohen janë: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shëndetësor, Inspektorati i Punës, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Agjencia e Barnave, Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore, dhe të tjera.

Gjithashtu, funksionet inspektuese të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit do të transferohen te inspektorate të reja qendrore, sipas fushave përkatëse që mbulojnë ministritë përkatëse.

Me këtë riorganizim synohet thjeshtimi i procedurave inspektuese dhe shmangia e mbivendosjeve, në funksion të një administrate më efikase dhe një klime më të favorshme për sipërmarrjen. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E INSTITUCIONEVE QË RIORGANIZOHEN SIPAS LIGJIT PËR INSPEKTIMIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 3, të                                   ligjit nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Institucionet me funksione inspektimi në juridiksionin e pushtetit ekzekutiv të qeverisjes qendrore, në fushën e zbatimit të ligjit nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të cilat i nënshtrohen procesit të riorganizimit, janë, si më poshtë vijon:

a) Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore;

b)  Agjencia Kombëtare e Mjedisit;

c)  Agjencia Kombëtare e Pyjeve;

ç)  Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura;

d)  Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve;

 dh) Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;

e)  Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave;

ë)  Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës;

f)   Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit;

g)  Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore;

gj)  Inspektorati Shtetëror Shëndetësor;

h) Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore;

i)   Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut;

j)  Instituti i Shëndetit Publik.

2. Funksionet inspektuese të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit transferohen në inspektoratet e reja qendrore, që do të krijohen sipas fushave të inspektimit, që mbulojnë ministritë përgjegjëse dhe sipas parimeve të ligjit nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

3. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Brendshme, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe institucionet e përcaktuara në pikat 1 dhe 2 për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular