Prestigjiozja Forbes i ka kushtuar Shqipërisë një artikull të veçantë, duke e cilësuar si “sekretin më të bukur të Mesdheut”, një vend i nënvlerësuar për dekada, por që sot po rizbulohet nga udhëtarët më kërkues.
Në fokus të këtij zbulimi është Riviera Shqiptare, dhe veçanërisht Green Coast Hotel në Palasë, një destinacion që përfaqëson më së miri transformimin e turizmit shqiptar.
Pjesë e koleksionit prestigjioz MGallery nga Accor, Green Coast Hotel sjell në Shqipëri një concept “High End” të qetë, të natyrshëm dhe të rafinuar. Me arkitekturë që respekton peizazhin dhe përvoja të ndërtuara mbi mirëqenien, ai po tërheq vëmendjen ndërkombëtare.
Forbes shkruan se ajo që e bën Shqipërinë ndryshe, është pikërisht ajo që mungon: turma, resortet masive dhe komercializimi i tepruar. Teksa nuk lë pa përmendur edhe mikpritjen e vendasve.
Me investime të reja dhe rritje të interesit ndërkombëtar, pyetja që mbetet është: sa gjatë do të mbetet kështu? Për tani, Shqipëria dhe Green Coast janë ftesa për të zbuluar një Mesdhe të paimagjinuar.