HomeEkonomiTaksa e shtëpisë së dytë nuk godet pronarët, por qiramarrësit. Ekspertët: Tregu...

Taksa e shtëpisë së dytë nuk godet pronarët, por qiramarrësit. Ekspertët: Tregu i pronave mbetet aktiv për shkak të turizmit

“Është e natyrshme që kush ka një shtëpi të dytë të kontribuojë më shumë në sistem, sepse kjo është një praktikë normale në gjithë Europën,” reagimi i kryeministrit Rama më 11 korrrik 2025.

Por, çfarë ndikimi pritet të ketë kjo lëvizje në tregun e pasurive të paluajtshme?

Ekspertët e tregut imobiliar thonë se kjo taksë nuk do të sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë te ata që posedojnë më shumë se një pronë, pasi kostoja pritet të transferohet natyrshëm te qiramarrësit.

“Pra nëse një apartament kushton 100 mijë euro dhe taksa është 1% të vlerës në fund të vitit ajo do të kushtojë 1 mijë euro tatimi që do t’i shkojë njësive administrative ose bashkive. Pra e përpjestuar kjo, çdo muaj do të jetë 80 e ca euro më shumë për të gjithë qiramarrësit,” tha Orgest Beti, konsulent i tregut imobilar.

Sipas ekspertëve, edhe shitjet e apartamenteve apo tregu i qirave nuk do të ndikohet ndjeshëm nga kjo masë, për sa kohë kërkesa për prona mbetet e lartë, veçanërisht në zonat me zhvillim të fortë turistik.

Ekspertët theksojnë se ndikimi i kësaj takse mund të varet më shumë nga mënyra konkrete e zbatimit dhe niveli i tarifës që do të përcaktojë qeveria. Për momentin, tregu i pasurive të paluajtshme mbetet në pritje të detajeve të udhëzimit të ri nga qeveria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular