HomeKryesoreZaptimi i hapësirave publike, Rama poston foton e një biznesi: Ndëshkim për...

Zaptimi i hapësirave publike, Rama poston foton e një biznesi: Ndëshkim për ata që kanë firmosur legalizime kriminale

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se një prej lejeve dhënë ndaj një biznesi është anulluar, dhe se do të ndiqet një qasje me zero tolerancë ndaj rasteve të ngjashme në të gjithë vendin. Sipas Ramës biznesi në fjalë, si dhe të tjera kanë zënë hapësirën publike në mënyrë abuzive duke penguar qytetarët.

urdhri i rames

“Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anulluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të ALUIZN-it dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona,” deklaroi Rama.


Kryeministri flet me tone të ashpra ndaj nëpunësve të Kadastrës që firmosin leje legalizimi për lokale të tilla, por edhe ndaj biznesve që vendosin tenda hekuri, në trotuare apo sheshe që janë në dispozicion të qytetarëve.

Ky postim i Ramës, vjen si pjesë e reformës së re për kontrollin e territorit, ku synohet jo vetëm anulimi i ndërtimeve të paligjshme në hapësirat publike, por edhe ndëshkimi penal i zyrtarëve që kanë lejuar ose firmosur legalizime të tilla.

Aksioni i qeverisë ka kulmuar ditët e fundit në veri të vendit, në Theth aty ku ka patur përplasje edhe me banorët për prishjen e rreth 100 objekteve pa leje në parkun turistik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular