HomeKulture67 vite nga “Tana”, filmi që theu tabutë në kinemanë shqiptare

67 vite nga “Tana”, filmi që theu tabutë në kinemanë shqiptare

Më 17 korrik 1958, publiku shqiptar pa për herë të parë një film tërësisht shqiptar, me aktorë, regjisorë dhe skenaristë vendas.

Bëhet fjalë për “Tana”, një prodhim i studios “Shqipëria Film”, nën regjinë e Kristaq Dhamos dhe me skenar të Fatmir Gjatës dhe Nasho Jorgaqit.

Filmi trajtonte temën e kolektivizimit në fshat, një realitet i ashpër i kohës, por i ndërthurur me një histori dashurie që sfidonte mentalitetin konservator të zonave rurale. Në role kryesore ishin Tinka Kurti, Naim Frashëri, Kadri Roshi dhe Andon Pano.

“Tana” është kujtuar edhe për skenën e parë të puthjes në kinemanë shqiptare, e konsideruar shumë e guximshme për kohën.

Muzika e filmit u realizua nga kompozitori Çesk Zadeja, duke e bërë këtë vepër edhe më të paharrueshme për brezat./Marrë nga Agjencia Telegrafike Shqiptare

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular