HomeBotaAutobusi me rreth 70 nxënës rrëshqiti nga një shpat mali në Britani,...

Autobusi me rreth 70 nxënës rrëshqiti nga një shpat mali në Britani, reagon kryeministrit Starmer

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik të autobusit me rreth 70 nxënës në Somerset, ku deri më tani raportohet se ka humbur jetën njëri prej tyre, ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë.

“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur dhimbjen për humbjen e jetës së një fëmije,” tha Starmer në një deklaratë publike.

Ai shtoi se mendimet e tij janë me prindërit, familjarët, miqtë e viktimës dhe të gjithë ata që janë prekur nga ngjarja tragjike.

Starmer gjithashtu falënderoi shërbimet e emergjencës për përgjigjen e shpejtë dhe përkushtimin në vendngjarje, duke theksuar se është në kontakt të vazhdueshëm për ecurinë e situatës.

Sipas BBC, mësohet se në autobus ndodheshin 60 deri në 70 persona, shumica prej të cilëve ishin nxënës që po ktheheshin nga një ekskursion. Nga aksidenti, 19 persona janë transportuar me autoambulanca në spitale, ndërsa dy të tjerë janë evakuuar me helikopter për shkak të gjendjes së rëndë. Dy fëmijë ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Sipas Shërbimit të Zjarrfikësve të Devon dhe Somerset, autobusi doli nga një rrugë rurale në një zonë të largët dhe rrëshqiti rreth 6 metra poshtë një shpat.

“U angazhuam në një incident madhor, ku një autobus ishte përmbysur dhe kishte rrëshqitur rreth 6 metra poshtë një shpat”, tha shefi i Zjarrfikësve, Gavin Ellis.

Një banor i zonës, dëshmitar i ngjarjes, e përshkroi skenën si “tronditëse”.

“Autobusi ra nga shpatet. Zona është shumë e pjerrët dhe autobusi ishte i madh. Ishte një pamje e tmerrshme… më vjen shumë keq për të gjithë fëmijët që ndodheshin në bord,” tha ai për BBC.

Operacionet e shpëtimit dhe sigurimit të zonës vijojnë ende, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit të rëndë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular