HomeEkonomiKosova, në “krah” të Shqipërisë/ Regjistrojmë rritjen më të madhe të eksporteve...

Kosova, në “krah” të Shqipërisë/ Regjistrojmë rritjen më të madhe të eksporteve në gjashtë muajt e parë të vitit

Në Qershor të këtij viti, eksportet shqiptare kanë vijuar trendin pozitiv, duke arritur në 35 miliardë lekë, me një rritje prej 1.9% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar dhe me 0.6% krahasuar me Majin e të njetit vit. Kjo rritje u mbështet kryesisht nga grupet “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, që kontribuan pozitivisht me 9.7 pikë përqindje në rritje, si dhe nga eksportet e produkteve ushqimore. Megjithatë, një ndikim negativ në total ka pasur grupi “Materiale ndërtimi dhe metale” me 6.2 pikë përqindje. Për gjashtë muajt e parë të vitit eksportet arritën në 203 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 2.1%.

Nga ana tjetër, importet për muajin Qershor arritën në 77 miliardë lekë, duke u ulur me 0.2% krahasuar me qershorin e kaluar. Kjo rënie është ndikuar kryesisht nga tkurrja e importeve të “materialeve të ndërtimit dhe metaleve”. Në të kundërt, janë rritur importet e makinerive dhe pjesëve të këmbimit. Në periudhën janar-qershor, importet zbritën në 431 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej 2%.

Në total, deficiti tregtar për gjashtëmujorin është ngushtuar me mbi 5.4% duke reflektuar më shumë kursim në mallrat e importuara sesa rritje të dukshme në ato që shiten jashtë. Megjithatë, mbetet i lartë në vlerë me 228 miliardë lekë, çka tregon se Shqipëria vijon të jetë një vend që importon shumë më tepër se sa eksporton.

Në ndarjen sipas vendeve, rritja më e fortë e eksporteve në Qershor është regjistruar drejt Kosovës me 64.8%, Gjermanisë me 10.3% dhe Greqisë, ndërsa janë tkurrur eksportet drejt Italisë, Spanjës dhe Maqedonisë së Veriut. Sa i përket importeve, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe janë Italia, Turqia dhe SHBA Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe, janë Kina, Greqia dhe Gjermania.

Në terma gjashtë mujorësh Kosova regjistron rritjen më të madhe të eksporteve dhe Kina në drejtim të importeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular