HomeKryesoreKufiri i pataksueshëm/Dogana shqiptare sqaron limitet e lejuara për udhëtarët që vijnë...

Kufiri i pataksueshëm/Dogana shqiptare sqaron limitet e lejuara për udhëtarët që vijnë në Shqipëri!. Ja shifrat…

spot_img

Dogana shqiptare njofton se udhëtarët që vijnë nga një vend tjetër në Republikën e Shqipërisë përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në bagazhin e tyre personal.

Sipas njoftimit mallrat përjashtohen nëse, për nga lloji dhe sasia e tyre, nuk kanë për qëllim përdorimin tregtar. Përfitojnë përjashtim mallrat e përdorimit vetjak të udhëtarëve ose mallrat për dhurata.

DSH informon se vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim (pa përfshirë këtu produktet e duhanit dhe alkolit) eshte sipas vlerës ekuivalente në lekë të shumave, si më poshtë:

·         Udhëtarët në rrugë tokësore: 300 euro për çdo udhëtar

·         Udhëtarët në rrugë ajrore ose në rrugë detare: 430 euro për çdo udhëtar

·         Për udhëtarët nën 15 vjeç: 150 euro

Kufiri i pataksueshëm/ Dogana shqiptare sqaron limitet e lejuara!

Sipas DSH gjatë hyrjes ose daljes nga Republika e Shqipërisë, udhëtari duhet të deklarojë mallrat nëse janë me vlerë më të lartë se kufiri përkatës i sipërpërmendur si dhe nëse janë për qëllime tregtare.

Autoritetet doganore mund t’i kërkojnë udhëtarit që të tregojë të gjitha mallrat që transporton.

Për mallrat me natyrë jo tregtare në bagazhin e udhëtareve që e tejkalojnë kufirin e pataksueshëm nga detyrimet doganore të importit, kryhet deklarimi doganor nëpërmjet procedurës së Deklarimit të thjeshtuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular