HomeKronikePolicia: Tre vëllezërit tropojan Bushgjokaj dhe Çakrri rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën

Policia: Tre vëllezërit tropojan Bushgjokaj dhe Çakrri rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën

Drejtori i Policisë Dibër, Artion Duka  ka dhënë detaje sot rreth vrasjes se Renis Dobrës në Burrel ndërsa lajmëroi se vrasësit e dyshuar janë arrestuar.

Janë vënë në pranga shtetasit:

Petrit Hoxha alias Petrit Çakrri, 55 vjeç, banues në Tropojë, u arrestua në fshatin Golaj, Kukës, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”;

-Fatjon Bushgjokaj, 34 vjeç, banues në Kamzë, i cili u arrestua në zonën e Astirit, Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”.

Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit Kristi B. dhe Aleksandër B., vëllezërit e shtetasit të arrestuar Fatjon Bushgjokaj.

“Nga hetimet e thelluara të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se më datë 08.07.2025, rreth orës 22:10 në fshatin Zenisht, Burrel, shtetasi Renis Dobra është marrë peng dhe me pas është vrarë, nëpërmjet strangulimit (mbytjes me litar).

Autorët, pas vrasjes, e kanë hedhur automjetin e 23-vjeçarit, bashkë me trupin e pajetë të tij, me qëllim që të binin në liqenin e Ulzës. Gjatë rënies, trupi i 23-vjeçarit ka mbetur pranë sektorit “C”, pa rënë në liqen, ndërsa automjeti ka rënë në liqen, ku dhe u gjet.

Nga informacionet e siguruara rezulton se 4 shtetasit që kanë marrë pjesë në vrasjen e 23-vjeçarit, nuk kanë qenë të veshur me uniformë policie, si dhe nuk kane përdorur asnjë logo apo automjet te Policisë.

23-vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani, për shpërndarje të lëndëve narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai dyshohet se me 4 shtetasit e lartpërmendur, autorë të dyshuar të vrasjes, ka patur mosmarrëveshje që lidhen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë periudhës hetimore dhe veprimeve operacionale u sekuestruan 20 celularë, 7 automjete, një shumë eurosh, një sasi lënde narkotike Kokainë, si dhe prova të tjera të cilat do t’i shërbejnë hetimeve.

Ndërkaq, në lidhje me ngjarjen, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Policisë së Shtetit ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, Tiranë, 4 shtetas të tjerë, për të cilët po kryhen hetime intensive për të përcaktuar dhe individualizuar përgjegjësinë penale”, tha drejtori Duka.

Tre vëllezërit Bushgjokaj njihen në kartotekat e policisë kriminale si persona me precedent penalë.

Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, rezultojnë me precedent kryesisht në vjedhje, shpërndarje droge dhe arratisje nga burgu.

Fatjon Bushgjokaj është proceduar dhe dënuar disa herë për vjedhje në Shqipëri, shpërndarje droge, vjedhje dhe tregti droge në Itali, mbajtje pa lejë të armëve e municioneve, kundërshtim të forcave të rendit si dhe arratisje nga burgu.

Në tetor 2019, Fatjon Bushgjokaj ka marë një lejë disa ditore nga burgu i Rrogozhinës duke mos u kthyer më aty.

Në periudhën e arratisjes nga burgu, Bushgjokaj po vuante një dënim me 6 vite burgim për disa vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim. a.b

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular