Aktivistja Edlira Çepani ka prekur me fjalët për bashkëshortin e saj, i cili u nda papritur nga jeta në moshën 44-vjeçare. Ajo ka ndarë një postim emocionues në rrjetet sociale, duke përkujtuar 15-vjetorin e martesës të ndjerin, Gerti Bogdani.

Teksa ka ndarë një foto nga dasma e tyre, Edlira është rikthyer pas në kohë duke kujtuar rrugëtimin e tyre të përbashkët.
“Rrugëtimi ynë nisi me ne të dy dhe u kurorëzua me Ajrën dhe Reinartin,” shkruan Edlira, duke e cilësuar fëmijët si frytet më të bukura të dashurisë së tyre.
Ajo thekson se, edhe pse Gerti nuk është më pranë tyre fizikisht, dashuria e tyre është e përjetshme dhe nuk njeh kufij.
“Rrugëtimi ynë do të vazhdojë përjetë, sepse dashuria që krijuam nuk njeh kufij mes botëve,” shkruan ajo.
Kujtojmë që Gert Bogdani ndërroi jetë disa muaj më parë pas një infakti kardiak.
Postimi i plotë:
Rrugëtimi ynë ka pasur kaq shumë bekime, lumturi, sakrifica e kaq shumë dashuri si ato që rrallë gjenden në rruzull. Rrugëtimi ynë nisi me ne të dy dhe u kurorëzua me Ajrën dhe Reinartin, si frytet e çdo gjëje të bukur që kishim krijuar bashkë! Kemi ecur gjithmonë bashkë për dore, mes vështirësish, dhimbjesh, lumturish dhe suksesesh… Sot s’të kemi dot në krahun tonë fizikisht, por rrugëtimi ynë do të vazhdojë përjetë, sepse dashuria që krijuam nuk njeh kufij mes botëve. Ti do të jesh gjithmonë drita në rrugën tonë, Gerti Bogdani! Gëzuar përvjetorin e 15 viteve martesë, do të të duam gjithë jetën, zemra jonë! ❤️❤️❤️❤️
