Katër persona janë konfliktuar me sende të forta të shtunë në Pogradec.
Burime për News 24 bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur në Tushemisht të Pogradecit, për motive pronësie.
Ilirjan Tasellari 53 vjeç, Prokop Pilinçi, 35 vjeç, Johan Muçllari 26 vjeç, dhe Jetmir Muçllari 52 vjeç, banues në Pogradec janë konfliktuar duke goditur njëri-tjetrin me sende të forta.
Fatmirësisht, përveç lëndimeve trupore, nuk ka pasoja të rënda.
Policia ka proceduar të katër personat, ku dy duken se janë të afërm, pasi mbajnë të njëjtën mbiemër, të paktën.
Njëri nga personat, Ilirjan Tasellari është kryetari i fshatit.
Njoftimi i policisë
Njoftimi paraprak i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policise Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
Ilirjan Tasellari 53 vjeç, Prokop Pilinçi, 35 vjeç, Johan Muçllari 26 vjeç, dhe Jetmir Muçllari 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta, pas një konflikti për motive pronësie.