Nëse do të riktheheshim disa vite më parë, do ta cilësonim si një ndër këngëtaret më të dashura për publikun e për rrjedhojë më të paguara. Por me kalimin e viteve, karriera e saj muzikore ka bërë një kthesë të fortë, duke e ulur ndjeshëm nga ‘froni’ që mbajti për disa kohë.
E kemi fjalën për këngëtaren maqedonase, Tuna, e cila këtë sezon nuk e ka edhe aq të mbarë, sa disa prej kolegeve të saj. Artistja ka qenë përgjatë gjithë dimrin e angazhuar me projekte të reja, por edhe bashkëpunime të rëndësishme, për të pasur një sezon veror të mirë, por duket se nuk ia ka dalë.

Aktualisht, që shumë artistë kanë një agjendë plot me koncerte, Tuna duket se nuk e ka të tillë. Megjithatë, në rrjetet e saj sociale, këngëtarja jo vetëm që nuk duket sikur po kalon një moment të keq, por përkundrazi. Vetëm pak ditë më parë, ajo ka uruar veten për ditëlindjen e saj me një set fotografikë të zjarrtë. Me format e përmirësuara ndjeshëm dhe me shkrepjet sensuale, duket se artistja kërkon edhe njëherë rikthimin në majën e showbizzit.

Seti i ri rikthen edhe njëherë Tunën e para disa viteve, ku nuk i ndalte shkrepjet sensuale. Këngëtarja është rikthyer në vëmendje të mediave rozë teksa në një intervistë ka rrëfyer detaje nga ndarja me ish-partnerin, muzikantin Patris Berisha, me të cilin ka dy fëmijë: Tianin dhe Zenin. Tuna u shpreh se mes tyre nuk ka pasur arsye konkrete për ndarje, por siç shpjegon ajo, martesa nuk po ecte më.

“Ne nuk kishim nga ato dramat që të ketë ndonjë arsye konkrete për ndarje. Thjesht ishin shumë të akumuluara gjërat, jo vetëm të shtatzënisë, por edhe më herët”,- u shpreh ajo tek The Dalina Show.

Në një moment të intervistës, ajo rrëfeu se gjatë shtatzënisë me djalin e dytë, Zenin, kishte mbajtur gjithçka të fshehtë, madje deri në muajin e nëntë pasi nuk ishte me e lumtur në atë martesë.

“Askund nuk jam pishman. Për mua, një nënë duhet të jetë e lumtur para së gjithash, që t’i rrisë fëmijët e lumtur. Dhe unë nuk isha më e lumtur në atë martesë,” tha këngëtarja teksa shtoi: “Më ka dhembur deri në atë pikë, sa që kur isha shtatzënë me Zenin në spital, e kam mbajtur të fshehtë deri në muajin e nëntë. Pse duhej ta fshihja? Deri sa erdhi një moment dhe thashë: ‘Nuk më intereson më.’”

Kujtojmë që pas Patrisit Tunas pati një romancë edhe me kolegun e saj, reperin Cozman, të cilët pas ndarjes ku, dhe një pauze në ekran u kthyen me bashkëpunime të tjera së bashku, por këtë herë si miq dhe jo të dashur. Sa i përket marrëdhënies së tyre, gjithçka ka marrë fund kohë më parë. Çifti prej vitesh ka një lidhje të komplikuar, duke e shënjuar këtë histori me ndarje dhe ribashkime. Vetëm pak kohë në media u përfol për një ndarje të dyshes, vetëm pak muaj pasi u pajtuan.

Këngëtarja prej ditësh ka publikuar foto nga pushimet që po bën me familjen e saj në Dubai. E nëse ju mendoni se këto ishin pushimet e një nënë beqare me dy djemtë e saj, gaboheni. Bashkë me të është edhe Patrisi, duke na bërë të gjithë të besonim te ribashkimi i tyre. E si për ta konfirmuar, Patrisi ka publikuar foto ku shfaqet së bashku me dy djemtë e tyre, Tian dhe Zen.

Në një histori gati 6- vjeçare, kjo dyshe ka pasur ulje-ngritjet e veta me dhjetëra herë. Duke qenë se të dy janë personazhe publikë, ky raport ka tërhequr vëmendjen e mediave në çdo ndarje apo ribashkim. Kujtojmë se pas një kalvari të gjatë vuajtjesh si nënë e vetme, e kthyer te prindërit në Shkup, ajo vendosi t’i jepte një shans të dytë muzikantit.