HomeAktualitetUniversiteti Bujqësor ristrukturon 9 programe studimit, të certifikuara nga Universiteti BOKU, Vjenë

Universiteti Bujqësor ristrukturon 9 programe studimit, të certifikuara nga Universiteti BOKU, Vjenë

Këtë vit të ri akademik Universiteti Bujqësor i Tiranës, do të ofrojë 9 programe studimi të certifikuara nga Universiteti Boku i Vjenës, duke i dhënë mundësi studentëve shqiptarë që studimet e larta të një universiteti evropian ti kryejnë në Shqipëri.

Rektori i këtij universiteti, Fatbardh Sallaku, në një intervistë për RTSH-në  ka sqaruar programet që do të zhvillohen në shqip dhe anglisht, dhe se në fund të studimeve të rinjtë do të përfitojnë 2 diploma, njëra e Universitetit Bujqësor tjetra e Universitetit të Vjenës.

Në shtator i ofrojmë të rinjve shqiptar, një ofertë akademike e cila është pothuajse e barabartë me një ndër universitetet më të mira të shkencave të jetës në Europë siç është Universiteti Boku i Vjenës. Çdo i ri që do të filloj të studiojë nga ky vit akademik do të jetë përfitues i drejtpërdrejtë i këtij projekti”, u shpreh Sallaku.

Përveç 9 programeve të reja të bachelorit të cilat janë dizajnuar sipas modelit të Universitetit Boku Vjenë, Universiteti Bujqësor parashikon riorganizim për 3 programe ekzistuese. 

Kemi riorganizuar të gjithë ofertën ekzistuese akademike dhe risia kryesore është fakti që sundon praktika”, tha ai.

Në vitin e ardhshëm akademik parashikohet ristrukturim i programeve master dhe doktoratë, si dhe forcimi për sa i takon kërkimit shkencor. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular