HomePolitikeFisnik Qosja i kërkoi analizë të thellë për 11 majin, Berisha i...

Fisnik Qosja i kërkoi analizë të thellë për 11 majin, Berisha i përgjigjet kryebashkiakut: Prit, po çmontojmë farsën, pastaj…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha jo vetëm që po shmang “Nenin Basha” te vendosur bga ai vetë për largimin e kryetarit të partisë nëse humbet zgjedhjet, por vazhdon të shmang edhe analizën e përgjegjësive për rezultatin historik të humbjes së zgjedhjeve nga partia e drejtuar prej tij. Në këtē kontekst, ai i është përgjigjur Fisnik Qosjes, i cili ka deklaruar dje në A2 CNN, se përveç farsës duhet edhe një analizë brenda partisë. Gjithashtu Qosja kritikoi edhe vendimin e mosfutjes në Listat e Mbyllura të fituesve të Primareve.

I pyetur për këto deklarata të kryebashkiakut demokrat të Kavajës, Berisha deklaroi sot, se PD-ja do ta bëjë analizën, por momentalisht “është e fokusuar në publikimin e të dhënave të pakundërshtueshme në lidhje me farsën elektorale”.

“PD është parti e hapur, transparente, e gatshme të analizojë të gjithë veprimtarinë e saj në dritën e të vërtetës. Në këtë periudhë, PD po paraqet të vërteta të mëdha të farsës elektorale me prova të pakundërshtueshme, por kjo nuk do të na pengojë që të bëjmë analizën më të plotë të këtij procesi në raport me strukturave e veta. Kambanat po bien për farsën elektorale”, tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular