HomeLifestyleKishit dëgjuar ndonjëherë se mund të marrësh një gjyshe me qera?! Shteti...

Kishit dëgjuar ndonjëherë se mund të marrësh një gjyshe me qera?! Shteti i parë që njofton se kjo është e mundur…

Klientët duhet vetëm të specifikojnë nevojat e tyre…

të ka ndodhur ndonjëherë që të kesh dëshirë të flasësh me dikë më me përvojë për problemet e tua, ose të të përgatisë një vakt të shijshëm në shtëpi? Pikërisht për këtë shërben shërbimi japonez ‘OK Grandma’! “Client Services” është një kompani japoneze që ofron një gamë të gjerë shërbimesh praktike, nga pastrimi dhe kujdesi për shtëpinë, te kujdesi për fëmijët dhe për kafshët shtëpiake. Por janë shërbimet e tyre unike ato që i bëjnë njerëzit të flasin më shumë për ta. Këta mund të dërgojnë dikë që të marrë pjesë në aktivitete në vendin tënd, të kërkojë falje në emrin tënd, madje edhe të japë dorëheqjen në vendin tënd që ti të mos përballesh me sikletin e situatës.

Një nga shërbimet e tyre më të njohura është “OK Grandma”, që i lejon kujtdo të marrë me qira një gjyshe midis moshës 60 dhe 94 vjeç, me një tarifë bazë prej rreth 23 dollarësh. “OK Grandma” u lançua në vitin 2012, dy vite pas themelimit të Client Services, dhe vazhdon të jetë një nga shërbimet më të kërkuara të kompanisë. Më shumë se 100 gjyshe të punësuara nga kompania kanë përvoja të pasura jetësore dhe pasione dhe besojnë se ende kanë shumë për t’i dhënë shoqërisë, që nga aftësitë personale, te gatimi ose thjesht shoqërimi i dikujt që ka nevojë.

“Merita e moshës është aftësia për të mos u tronditur nga gjërat e vogla,” lexohet në faqen zyrtare të OK Grandma.

Kujdesi i tyre për ata që kanë më shumë nevojë, dhe ndonëse mund t’u mungojë fuqia fizike dhe shkathtësia e të rinjve, aftësitë në punët e shtëpisë dhe rritjen e fëmijëve të përvetësuara gjatë viteve si amvisë, aftësitë komunikuese të zhvilluara përmes marrëdhënieve me fqinjët dhe të afërmit, përvoja e pasur e jetës duke përballuar të mirat dhe të këqijat, si dhe prania e tyre miqësore dhe e ngrohtë janë të gjitha cilësi të pazëvendësueshme.

Kaq shumë gjyshe për të zgjedhur, klientët duhet vetëm të specifikojnë nevojat e tyre, dhe Client Services do t’u ofrojë kandidaten e duhur. Disa gjyshe japoneze janë vërtetë shefe në recetat tradicionale, të tjera janë eksperte në pastrim ose kur vjen puna tek kujdesi për fëmijët.

Për të marrë me qira një gjyshe, klientët duhet të paguajnë tarifën bazë prej 3.300 jenësh në orë, plus çdo shpenzim transporti, si dhe janë përgjegjës për çdo shpenzim të nevojshëm të gjyshes gjatë kohës që kalojnë së bashku. Japonia nuk është e panjohur për shërbime të pazakonta të “marrjes me qira të njerëzve”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular