HomePolitikeRama: Rishikim i ligjit për arsimin e lartë, Shqipëria duhet të kap...

Rama: Rishikim i ligjit për arsimin e lartë, Shqipëria duhet të kap hapin e ekselencës së Evropës

Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e transformimit të arsimit të lartë, në një botë, siç e cilësoi ai, që “fluturon me ritme të shpejta”.

Rishikimi i ligjit për arsimin e lartë, tha Rama, do të behet nga ekselenca më e mirë akademike vendase dhe huaj, duke adresuar problematikat dhe mekanizmat që duhen ndjekur për ta kthyer arsimin e lartë në vend në një pikë referimi për rajonin.

Gjatë prezantimit të Raportit të Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, Rama tha se Shqipëria duhet të rrisë konkurrueshmërinë e ofertës akademike, teksa vendi është shumë pranë anëtarësimit me BE-në.

“Nga raporti del qartë progresi i bërë në këto vite dhe volumi gjërave që mbeten për t’u bërë, sepse ndërkohë që ne ecim përpara nuk ka diskutim që bota fluturon dhe për të kapur ritmin dhe për t’iu dhënë vajzave dhe djemve që studiojnë në Shqipëri një ofertë akademike serioze dhe konkurruese në kushtet kur Shqipëria së shpejti do të bëhet anëtare e BE dhe kemi nevojë të shtyjmë përpara dhe të adresojmë pa ngurrim ato që janë të domosdoshme duke filluar edhe nga një rishikim i ligjit të arsimit të lartë për t’u riparë nga maja e një eksperience dhe pasqyruar shumë të reja që kanë ndodhur në botën akademike”, u shpreh Rama.

Rama solli edhe një shembull duke e cilësuar sukses, ai i bashkëpunimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës me BOKU-n e Vjenës, ku tha se deri në 2030 diploma e “Bujqësorit” do të jetë e barasvlershme me atë të Universitetit të Vjenës.

“Bashkëpunimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës me BOKU-n e Vjenës është një eksperiencë për të kuptuar qoftë distancat që na ndajnë nga ekselenca evropiane por edhe mekanizmat që mund të na afrojnë me ato. Bashkëpunimi me BOKU-n e Vjenës është integrues për të bërë të mundur që në 2030 diploma e Universitetit Bujqësor të Tiranës të jenë të barasvlershme me diplomat e BOKU-t duke u bërë një pikë referimi në të gjithë rajonin tonë për studimin e ekselencës në fushat që janë prioritet në jetën e përditshme të njerëzve dhe zhvillimin e qëndrueshme që nga mbrojtja e mjedisit, qasjet e reja për shfrytëzimin e burimeve, ushqimin e sigurti etj.  Besoj se ky transformim do të rrisë edhe kërkesën e studentëve për këtë universitete pasi diploma do të jetë një garanci për t’u vënë në shërbim të institucioneve dhe ndërmarrjeve”, tha Rama.

Bordi i Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë ka publikuar këtë të hënë (21 korrik) raportin vjetor që përmbledh arritjet dhe sfidat në katër vitet e fundit të punës, duke vendosur në fokus transformimin e universiteteve shqiptare drejt modelit “Universiteti 4.0”. Modeli i “Universitetit 4.0” synon një arsim të lartë të lidhur ngushtë me teknologjinë, kërkimin shkencor dhe tregun e punës. /rtsh.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular