HomePolitikeShqipëria drejt një ligji për lobimin, për transparencën dhe integrimin në BE

Shqipëria drejt një ligji për lobimin, për transparencën dhe integrimin në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adela Pirdeni, njoftoi të hënën se Shqipëria po bën një hap të rëndësishëm drejt hartimit të një ligji për lobimin, një nismë e re për vendin. Ajo e konsideroi këtë proces si një zhvillim kyç për rritjen e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit.

Pirdeni ndau në rrjetet sociale detaje nga tryeza e organizuar me mbështetjen e Këshillit të Evropës, ku u diskutuan përvojat ndërkombëtare dhe praktikat më të mira që do të shërbejnë si bazë për hartimin e projektligjit. Në këtë tryezë ishin të pranishëm përfaqësues nga autoritetet publike, institucionet e pavarura dhe ato qendrore.

Sipas ministres, “rregullimi ligjor i lobimit është thelbësor për të forcuar integritetin në procesin e vendimmarrjes publike dhe për të përmbushur detyrimet e Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian”.

Pirdeni shprehu mirënjohjen për Zyrën e Këshillit të Evropës në Shqipëri për mbështetjen dhe ekspertizën e ofruar. /rtsh.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular