Efi Dhedhes ka reaguar për herë të parë pas disa aludimeve në rrjetet sociale ku thuhet se ka pasur kontakt me persona të dënuar në burg, si pjesë e vajzave të showbizz-it që kryejnë ‘’takime speciale’’.
Së fundmi Efi ka publikuar një video, ku ka mohuar në mënyrë kategorike çdo lidhje me këto lajme. Ish-banorja e “BBV” theksoi se po përflitet pa asnjë bazë dhe se ky lloj sulmi personal është i dëmshëm dhe i pajustifikueshëm.
“Ju lash, sa ju lash të bëni pis postimet e mija, tani ju them që të ndaloni. Nuk ma ndjen me thënë të vërtetën. Nëse po e bëj këtë story, është se të lutem aman, se po më prishni postimet,”- shprehet Efi.
Gjithashtu ajo shtoi se kjo situatë po ushqehet nga njerëz që, sipas saj, “nuk kanë punë tjetër” dhe e mbylli reagimin me një deklaratë ironike në lidhje me inicialet që janë përdorur në thashethemet online:
“Për ta mbyllur doja të thoja që inicialet e mija janë I.DH (Ifigjenia Dhedhes), dhe jo E.DH.”