HomeLifestyleVIDEO/Dua Lipa ‘turiste’ në Palermo, këngëtarja me origjinë shqiptare befason fansat

VIDEO/Dua Lipa ‘turiste’ në Palermo, këngëtarja me origjinë shqiptare befason fansat

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, u filmua së fundmi duke shëtitur në rrugët e Palermos, ndërsa ishte e shoqëruar nga partneri i saj, aktori Callum Turner.

Në një video që u bë virale në rrjetin social ‘X’, këngëtarja duket e qeshur dhe e lumtur, duke shijuar një cigare si një turistë e thjeshtë në qendër të qytetit.

Dua Lipa, e lindur më 22 gusht 1995 në Londër, ka arritur të bëhet një nga artistet më të suksesshme në botë në fushën e muzikës pop, me hite si “New Rules” dhe “IDGAF” dhe bashkëpunime me artistë të njohur si Calvin Harris dhe Martin Garrix. Albumi i saj Future Nostalgia nga viti 2020, i solli asaj çmime prestigjioze dhe vlerësime të larta nga kritika.

Përveç muzikës, Dua është një ikonë e stilit dhe influencuese e madhe në modë, me kontrata me marka të mëdha ndërkombëtare. Financiarisht, ajo është ndër artistet më të pasura shqiptare, me pasuri që arrijnë dhjetëra milionë dollarë nga koncertet, muzikë dhe fushatat e modës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular