HomeKultureBE çel ekspozitën fotografike në Tiranë - Gonzato: Krenar që Shqipëria është...

BE çel ekspozitën fotografike në Tiranë – Gonzato: Krenar që Shqipëria është pjesë e këtij udhëtimi

Ka mbërritur në Tiranë ekspozita fotografike “Lentet e tua. Historia jote. Evropa jonë!”, produkt i një konkursi fotografie të zhvilluar nga Bashkimi Evropian me pjesëmarrjen e të rinjve nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Tematika që nxiti 183 të rinj të aplikonin ishte fuqia që ka sporti për të bashkuar evropianët përtej kufijve, për të promovuar vlera të përbashkëta dhe për të festuar identitete të ndryshme. Një juri profesionale zgjodhi 18 fitues nga ky konkurs, 3 për secilin shtet të rajonit.

“Sot, nuk po zbulojmë thjesht fotografi, por po përforcojmë zërat. Zërat e të rinjve nga e gjithë Ballkani Perëndimor që kanë përdorur kamerat e tyre për të na treguar se si e shohin Evropën, si i jetojnë vlerat e saj dhe si e imagjinojnë të ardhmen e saj. Kjo perspektivë përputhet plotësisht me qasjen tonë dhe mënyrën se si BE-ja angazhohet me të rinjtë, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe artistët vendas në Shqipëri: Me Delegacionin e BE-së që vazhdimisht nxit kreativitetin, duke gjeneruar hapësirë për dialog civil dhe duke ofruar platforma që mund të pasqyrojnë aspiratat e popullit shqiptar për integrimin në BE dhe vizionin e tyre për atë që përfaqëson BE-ja”, u shpreh Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato.

Kjo ekspozitë është mbajtur më parë në Beograd, Podgoricë dhe Shkup, ndërsa do të zhvendoset në vijim edhe në Prishtinë e Sarajevë.

“Ngjashëm me artet dhe kulturën, përmes temës së sportit, kjo ekspozitë kap diçka vërtet të fuqishme: idenë se Evropa nuk është vetëm një gjeografi; është një bashkësi vlerash. Sporti ofron një lente unike përmes së cilës ne tregojmë historinë se kush jemi dhe vlerat themelore që bashkojnë Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian. Si Ambasador i BE-së në Shqipëri, jam veçanërisht krenar që Tirana është pjesë e këtij udhëtimi. Të rinjtë e Shqipërisë, ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë rajonin, vazhdojnë të na tregojnë se e ardhmja e Evropës është tashmë këtu, dhe ajo është e gjallë, e talentuar dhe thellësisht e përkushtuar ndaj një kontinenti më të bashkuar dhe gjithëpërfshirës”, tha Ambasadori.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 29 korrik. Kjo nismë është hartuar për të shfaqur krijimtarinë, perspektivat, unitetin në qëllime dhe frymën e përbashkët evropiane të të rinjve në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular