HomeKultureBiblioteka e Durrësit pasurohet me kolanën prej 8 vëllimesh të veprës së...

Biblioteka e Durrësit pasurohet me kolanën prej 8 vëllimesh të veprës së Bashkim Hoxhës, ku secila përmban brenda saj dy romane

Biblioteka e Durresit priti ne nje takim nje prej intelektualët më të mirë, me te kompletuar te qytetit, dramaturgun, skenaristin, shkrimtarin, gazetarin Bashkim Hoxha.
Vizita e tij e pasuroi bibliotekën me kolanën prej tetë vëllimesh të veprës së tij të zgjedhur, ku secila përmban brenda saj dy romane, të përzgjedhura sipas ngjashmërisë tematike.

NJOFTIMI i Bibliotekes se Durresit

Sot, patëm kënaqësinë të prisnim në mjediset e bibliotekës, gazetarin dhe shkrimtarin Bashkim Hoxha.

Vizita e tij e pasuroi bibliotekën me kolanën prej tetë vëllimesh të veprës së tij të zgjedhur, ku secila përmban brenda saj dy romane, të përzgjedhura sipas ngjashmërisë tematike.

Botimi vjen në duart e lexuesit nga shtëpia botuese Jozef dhe i ofron atij jo thjesht një përmbledhje, por një rikompozim kuptimor ku vepra shihet me sy retrospektiv dhe autori, bëhet redaktor i vetvetes.

Ndërton ura mes romaneve, të cilat ndoshta nuk i kishte konceptuar si të lidhura në kohën kur u shkruan, por tani zbulon një fije të përbashkët: një temë, një atmosferë, një konflikt.

Lexuesi, përmes kësaj përzgjedhjeje dhe bashkëlidhjeje, do të ketë një strukturë të re leximi, që vjen më e thelluar, më e qëllimshme.

Me botimin e kësaj vepre, të zgjedhur, Hoxha ka ripërkufizuar vetveten si autor. Veprat marrin kuptim të ri kur vendosen në një binom tematik siç janë vendosur tani romanet.

E gjithë trashëgimia letrare e fiksuar në një kolanë veprash, një përzgjedhje që, ndryshe nga botimet e veçanta, mund të mbijetojë më gjatë si strukturë e qëndrueshme e leximit së veprës së tij.

👉Cilët janë ata që do të përfitojnë nga ky botim, përveç institucionit që pasurohet me krijimtari të zgjedhur dhe cilësore?

🔗Lexuesit, të cilët ftohen jo vetëm të shohin çfarë ka ndodhur në secilin roman, por si bashkëjetojnë idetë në të gjitha romanet.

✍️Kritikët letrarë që për qëllime studimore duan të analizojnë veprën, lidhjet e brendshme, kontraste apo zhvillime në mendimin e autorit që ndryshe do ishin më pak të dukshme.

📚Dhe leximi në vetvete nga linear, kthehet në tematik.

Ribotimi i krijimtarisë letrare, tregon që vepra letrare nuk është një objekt i mbyllur në kohë. Ajo mund të rishkruhet përmes mënyrës si vendoset në rafte, si përzgjidhet, si e interpreton vetë autori.

Dhe në këtë rast, autori bëhet narrator i jetës së vet letrare.

👏Përgëzojmë autorin Bashkim Hoxha i cili e nisi këtë tur të shpërndarjes së veprave të zgjedhura nga biblioteka e qytetit të tij.

Tur që do të vazhdojë edhe në bibliotekat publike të qyteteve të tjera. Suksese Bashkim Hoxha dhe krijimtari të begatë. ✍️📚

Takimi u dokumentua nga Mjeshtër Gëzim Domi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular