HomeLifestyleE BUJSHME/Një shqiptare në spektaklin e SuperBowl! Dua Lipa bëhet kandidate për...

E BUJSHME/Një shqiptare në spektaklin e SuperBowl! Dua Lipa bëhet kandidate për një nga shfaqjet më të mëdha në botë

Një këngëtare shqiptare mund të jetë për herë të parë protagoniste e shfaqjes së pushimit të SuperBowl. Sipas mediave ndërkombëtare, Dua Lipa është një nga kandidatet kryesore për të qenë pjesë e asaj që cilësohet si një nga shfaqjet më të mëdha e rëndësishme muzikore në botë, ku kanë kënduar ikonat më të mëdha të muzikës.

Sipas “BILD”, bëhet fjalë për një treshe këngëtaresh që mund të këndojnë së bashku në shfaqjen e SuperBowl 60 që zhvillohet më 8 shkurt 2026 në “Levi’s Stadium”, në Santa Klara, Kaliforni. Përkrah 28-vjeçares Dua Lipa, pritet të jenë edhe Sabrina Karpenter dhe Çapëll Roan.

dsfdsfdfsfsdsfdsf

Prej javësh ka pasur bisedime të vazhdueshme, me këtë treshe që shihet si një zgjidhje e mundshme për shfaqjen e këtij edicioni. Treshja është favorite, por kompania “Roc Nation” që është përgjegjëse bashkë me sponsorin “Apple Music” për shfaqjen ikonike në pushimin e ndeshjes, po bisedon edhe me artistë të tjerë.

Për Dua Lipën, kjo do të ishte shfaqja e dytë e madhe sportivë në të cilën merr pjesë, pas asaj të finales së Ligës së Kampioneve në vitin 2018. Por shfaqja në pushimin e SuperBowl, është në një nivel komplet tjetër dhe për shumë artistë cilësohet ndër kulmet e karrierës së tyre muzikore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular